Beogradi vijon deklaratat provokuese që nxisin konflikt me Prishtinën. Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin, duke iu kundërpërgjigjur një deklarate të kryeministrit të Maqedonisë, i ka kërkuar atij të tregohet i kujdesshëm.
“Zaev duhet të dijë se nuk ka Kosovë dhe Serbi, por vetëm Serbi dhe territori eshte nën administrimin e përkohshëm të OKB-së në përputhje me Rezolutën 1244”, është shprehur Vulin.
Ky reagim erdhi pas një deklarate të kryeministrit maqedonas. Zaev tha pas marrjes se ftesës për anëtarësim në NATO, se edhe vendet e tjera duhet të ndjekin shembullin e Maqedonisë dhe i bëri thirrje Serbisë e Kosovës të vazhdojnë dialogun në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian./abcnews.al