Vulin dhe Daçiç vizitë në Rusi, eksperti: Fakt shqetësues në fushën e sigurisë në Kosovë dhe Ballkan

schedule16:31 - 25 Maj, 2023

schedule 16:31 - 25 Maj, 2023

 PRISHTINË- Shefi i shërbimeve inteligjente serbe, Aleksandar Vulin dhe ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiç u shfaqën sot në Moskë teksa morën pjesë si të ftuar në konferencën ruse të sigurisë.

Prezenca e tyre në Moskë ka ngjallur jo pak interes në fushën e sigurisë, sidomos në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Bedri Elezi, analist i çështjeve të sigurisë  u shpreh për “Balkan Update” në ABC News se pjesëmarrja e Vulin dhe Daçiç duhet parë me shqetësim në aspektin e sigurisë jo vetëm në Kosovë, por dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ai thotë se duhet pasur kujdes pasi president i Rusisë, Vladimir Putin përmes këtyre lëvizjeve mund të synojë destabilizimin e Ballkanit.

“Ky fakt është shqetësues në aspektin e sigurisë, sepse dëshmojnë artë se sa Rusia është e fokusuar në fushën  sigurisë në Kosovë, por edhe në të gjithë Ballkanit. Në këtë takim janë ftuar dy persona me rëndësi, siç është shefi i shërbimit serb dhe presidenti i serbëve të Bosnjës Millorad Dodik, një njeri i Putinit…dhe Putini po tenton destabilizimit të Kosovës, Ballkanit dhe gjithë rajonit”, theksoi Bedri Elezi./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!