Vula dhe trinomi Berisha, Basha, Bardhi/ Leka: Fragmentimi po vazhdon. Mërtiri: Kjo çarje e PD tregon se s’ka qenë aq e djathtë si parti

schedule21:06 - 6 Qershor, 2024

schedule 21:06 - 6 Qershor, 2024

TIRANË- Analisti Martin Leka, i ftuar në “Real Story”, tha se opozita vazhdon të fragmentarizohen dhe kjo është në dëm të të gjithëve, sidomos për vetë Sali Berishën.

“Problemi i fragmentimit të së djathtës vazhdon Fragmentizmi i të djathtës vazhdon dhe kjo është në dëm të të gjithëve dhe sidomos për Sali Berishën. Problemi I opozitës është si të mundin Edi Ramën dhe Rama kundërshtar do Sali Berishën, jo këtë, sepse i rriten kreditet politike”, tha ai.

Për analistin, Ergys Mërtiri, çarja e PD tregon se ajo që prej fillimit nuk ka qenë parti e djathtë, pasi po të ishte ndryshe ata do ta kishin gjetur gjuhën e dialogut mes fraksioneve.

“Kjo çarje e PD tregon se nuk ka qenë aq e djathtë si parti, sepse do e kishte gjetur gjuhën po të kishte qenë e djathtë. E djathta në thelb nuk e pranon revolucionin. Ajo që thotë Berisha është non sens. Të thuash revolucion në të djathtën, është blasfemi. Revolucioni për natyrë është i majtë, dhe radikalisht i majtë”, theksoi ai./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!