Vuçiç komenton zgjedhjet në Kosovë, ironizon një politikane

schedule17:40 - 15 Shkurt, 2021

schedule 17:40 - 15 Shkurt, 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka përgëzuar Listën Serbe për fitimin e shumicës së votave të serbëve në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë. Vuçiç është shprehur se fitorja e Listës Serbe është e rëndësishme pasi, sipas tij, “po përballemi me një periudhë të vështirë”.

 “Unë i përgëzoj njerëzit tanë. Kjo është një gjë e rëndësishme, sepse po përballemi me një periudhë të vështirë”, tha Vuçiç për televizionin serb, TV Pink.

Presidenti serb, komentoi po ashtu edhe faktin se Lista Serbe fitoi mbi 99% të votave në Mitrovicën e Veriut, duke ironizuar me kundërshtaren e tyre, Rada Trajkoviç.

“Si ndodhi që Rada Trajkoviç nuk mori asgjë? Duket se njerëzit e dinë kush po bën për njerëzit tanë atje dhe kush po mundohet vetëm për interes të tyre”, tha ai.

Nga 99.25% të votave të numëruara, Lista Serbe ka marrë 5,56%, ose 43, 746 vota. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!