Serbia dhe Serbët nuk duhet të veprojnë kundër njëri tjetrit, me këtë frazë presidenti serb Vuçiç u ka kërkuar serbëve në Kosovë që të mos bëhen pjesë e ushtrisë. Dhe pse sipas ministrisë së brendshme të Kosovës, në ushtri nuk ka asnjë vend të rezervuar për serbët.
Në një takim me përfaqësuesit e listës serbe, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç iu tha atyre se Serbia dhe serbët nuk mund të mbijetojnë nëse shkojnë kundër njëri tjetrit. Në këtë kuadër Vuçiç u ka kërkuar serbëve që jetojnë në Kosovë që të mos bëhen pjesë e ushtrisë.
Ai më tej shtoi se kishte dëgjuar për herë të parë nga banorë të Graçanicës se po përballen me problem serioz për sa i përket furnizimit me ushqime, por dhe në veri të Kosovës ka probleme të tilla pasi sipas tij shqiptarët po organizojnë pika kontrolli për të parë se çfarë mbërrin në vend, dhe më pas i marrin ato.
“Detyra jonë është të luftojmë, dhe ne do luftojmë për njerëzit tanë”, tha Vuçiç duke shtuar se dhe pse ka njerëz që mendojnë se serbët janë të dobët, pasi nuk kërcënojmë dhe nuk bërtasin, por serbët janë më të fortë se sa mendojnë të tjerët.
Kreu i shtetit serb iu drejtua të pranishmëve duke thënë se nuk shqetësohej për ekonominë, por për sigurinë, dhe se çdo ditë serbët kërcënohen në Kosovë. Por Beogradi, sipas tij do të reagojë vetëm duke kërkuar paqe dhe stabilitet. /abcnews.al