Vuçiç thotë se nuk do të ketë njohje “as de facto dhe as de jure” të Kosovës

schedule20:37 - 11 Mars, 2023

schedule 20:37 - 11 Mars, 2023

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha më 11 mars se nuk do të ketë njohje “as de facto dhe as de jure” të pavarësisë së Kosovës, transmeton Beta.

“Nuk do të jem unë ai që do ta nënshkruaj pavarësinë e Kosovës, më vjen turp të shkoj nëpër Serbi dhe të justifikohem para askujt. Nuk ka dorëzim, ne nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës as de facto, as de jure, por ne duam paqe me shqiptarët, duam marrëdhënie të mira”, tha ai Vuçiç në Vranjë, në jug të Serbisë.

Ai po ashtu tha më 11 mars se shpreson që deri në fund të vitit të mund ta vizitojë Kosovën, raporton Radiotelevizioni i Serbisë (RTS). /REL