Vuçiç takon serbët e veriut të Kosovës: Unë nuk jam si të tjerët, Serbia nuk është si dikur

schedule17:09 - 13 Tetor, 2021

schedule 17:09 - 13 Tetor, 2021

Pas ngjarjeve të ndodhura paraditen e kësaj të mërkure në veri të Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka shkuar në Rashkë ku është takuar me qytetarët.

Vuçiç në fjalën e tij është shprehur se do të dëgjonte këdo që kishte diçka për të thënë.

Unë nuk jam si të tjerët, dhe kjo Serbi nuk është si dikur. Ne do të ruajmë paqen. Ne i kërkojmë NATO-s të bëjë punën e saj,…”, ka thënë ai.

Ndërsa njëri nga qytetarët ka “paralajmëruar” se “Ne duhet të mbrohemi, nëse ju nuk doni të na mbroni”.

Ndërkohë bëhet e ditur se takimi është “moderuar” nga Goran Rakiç, ministër në Qeverinë e Kosovës.

Ndryshe, para takimit, presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha sot se ai kishte kontaktuar me të dërguarin special të BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak lidhur me ngjarjet e sotme në Kosovë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!