Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç priti në një takim në Beograd këtë të hënë, deputetin e Bundestagut gjerman, njëherësh anëtarin e Komisionit për Punë të Jashtme, Peter Bayer.
Gjatë takimit, Vuçiç theksoi se Gjermania është një partner shumë i rëndësishëm i Serbisë, jo vetëm në atë ekonomik, por edhe në atë politik dhe falënderoi deputetin Bayer për përpjekjet e tij për të mësuar më shumë për ngjarjet e fundit në Kosovë.
Vuçiç është shprehur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po i shmanget me këmbëngulje detyrimeve të marra me Marrëveshjen e Brukselit, e cila para së gjithash ka të bëjë me formimin e Asociacionit në komunat me shumicë serbe, që sipas tij, do t’i jepte siguri serbëve në Kosovë.
Ndër të tjera, presidenti serb tha se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj politikës së paqes dhe stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal./abcnews.al