Vuçiç takohet me Zaev në Preshevë

schedule18:17 - 2 Shtator, 2018

schedule 18:17 - 2 Shtator, 2018

Shkup-Beograd marrëdhëniet ishin tensionuar deri tek tërheqja e tërë ambasadës serbe vitin që shkoi. Në simbolikën e kufijëve, në pikalimin afër Preshevës, janë takuar presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.

Dy popuj të afërt, me interesa të ngjashme, janë konsideruar serbët e maqedonasit. Në pjesën që është përfolur për shkëmbim territoresh, Luginën e Preshevës, Vucic u irritua nga një pyetje e gazetarëve francezë dhe tha se vështirë beson se zgjidhja do të ndodh për Kosovën.

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë:Nuk e di nëse do ta na lejoni që të zgjidhim problemin mes shqiptarëve dhe serbëve që është konflikt më shumë se prej 200 vitesh. Unë shpresoj se po edhe pse nuk jam optimist. Zgjidhja e konflikteve në mes të shqiptarëve dhe serbëve është kontributi më i madh për stabilitetin në rajon. Kemi shikim të ndryshëm se ku janë kufijtë”. 

Kryeministri Zaev, tha se përkrah një zgjidhje të çështjes së Kosovës.

Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë:Maqedonia ka mbështetur një zgjidhje pozitive për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, duke garantuar një paqe të përgjithshëm dhe siguri. Një progres edhe për Serbinë dhe Kosovën dhe të gjithë ne. Është detyre e jona si lider dhe të gjithë në rajon duhet të bien dakord për të krijuar një të ardhme drejt Bashkimit Evropian, bashkëpunim rajonal dhe një paqe të përhershme”.

Serbia dhe Maqedonia, së shpejti do të afrojnë kufijtë në një projekt për të lehtësuar kalimin e qytetarëve në njërën prej traseve më të shkelura të Ballkanit. /abcnews.al