Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar sërish në lidhje me tensionet e krijuara në veri të Kosovës, për reciprocitetin e targës.
Vuçiç përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se Serbia do të insistojë në arritjen e paqes e sigurisë.
Sipas tij veprimet policore të Kosovës i ka quajtur “të njëanshme dhe kriminale” duke thënë se në asnjë formë nuk do të pranohen.
“Serbia do të vazhdojë të insistojë në arritjen e paqes, stabilitetit të plotë dhe sigurisë, por sigurinë e plotë për serbët në Kosovë e Metohi. Serbia është gjithëherë e gatshme për dialogun në Bruksel, por nuk do të pranojë zgjidhje të imponuara nga aksionet kriminale të njënashme”, shkruan ai në Instagram./abcnews.al