Qytetarë të shumtë mesnatën e së martës protestuan para Parlamentit të Serbisë në Beograd për të shprehur pakënaqësinë për shkak të paralajmërimit të rikthimit të orës policore.
Protestuesit gjithashtu u shprehën të pakënaqur dhe kanë dalë kundër masave të qeverisë serbe kundër koronavirusit.
Ndërkohë Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur se protestat në Beograd kanë pasur si qëllim dobësimin e pozicionit të Serbisë para bisedimeve në Paris dhe Bruksel.
Vuçiç i ka bërë thirrje demonstruesve që të mos marrin pjesë në protestat antiqeveritare duke mundësuar parandalimin e përhapjes së infeksioneve të koronavirusit.
Reagimi i Presidentit Serb vjen një pasi policia ka pasur përplasje me protestuesit./abcnews.al