Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili është pro dialogut, por thekson pesimizëm në vazhdimësi. Ai ka nxjerrë mundësinë e ofertës, deri ne fund të vitit, të një llojë Ahtisari plus që do të nënkuptonte autonomi për serbët. Analistët thonë se ekziston mundësia për një zgjidhje të tillë, por është vazhdim i status QUO-së. Analisti Dushan Spasojevic, thotë se ka shumë të tillë që besojnë se duhet gjetur një zgjidhje që nënkupton lëvizje nga gjendja e tanishme, por që të mos nënkuptoj zgjidhje përfundimtare.
“Kërkohet një lloj Staus Quoje që do të tregonte se të gjithë kanë bërë dicka dhe kanë treguar vullnet të mirë dhe se bashkësia ndërkombëtare ka arritur sukses. Por, të vijë deri tek një mes i artë që mund të ndihmoj jetën e përditshme, por që të mos shkohet në zgjidhjen përfundimtare pasi arritja e saj tani është e vështirë”, është shprehur analisti Dushan Spasojevic.
https://youtu.be/tgYccQWACHI
Ideja është që zgjidhja të ndodh para zgjedhjeve amerikane. Shpejtësia në Serbi është sqaruar me idenë se shqiptarët shpresojnë humbjen e presidentit amerikan. Analisti Stefan Surlic, thotë se idetë në dialog janë ezauruar pasi ato ekzistojnë prej dekadash. Lëvizjet nuk mund të jenë të mëdha, përvec idesë amerikane që përmes ekonomisë të arrihet tek politika. Suksesi i ekonomisë pa status politik Surlic i duket e dyshimtë.
“Të gjitha ato që ofrohen janë variacione në të njejtën gjë. Thelbi është se Kosova dëshiron njohje të plotë ndërkombëtare dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, kurse Serbia nuk e lejon këtë pa një lëshim të caktuar. Ky lëshim është kryesisht territorial pasi mund të përjetohet si satisfakcion konkret për humbjen e Kosovës,” tha Stefan Surlic.
Ajo që presidenti serb ka përmendur për të ka tingëlluar si ofertë para aktitt të kryer. Por, sic ka thënë Vucic, ideja e tij e dikurshme ka dështuar. Idenë e ka të blej kohë aq sa mundet dhe për zgjidhjen e së ardhmes do ta pyes popullin. Pasi është e papranueshme, por nuk guxohet të refuzohet. /abcnews.al