Vuçiç përgjon gazetarët/ Amnesty International: Aplikacione spiunazhi në telefona

schedule13:49 - 16 Dhjetor, 2024

schedule 13:49 - 16 Dhjetor, 2024

Qeveria Serbe ka instaluuar programe spiunazhi në celularët e dhjetëra gazetarëve dhe aktivistëve në vend sipas gjetjeve më të fundit nga një raport I Amnesty Internatiol, rapor ky I cili bazohet në prova digjitale të aktivistëve që thane se ishin Hackeruar.

Të paktën në dy prej rasteve është konfirmuar se për përgjimin e aktivistëve dhe Gazetarëve është përdorur një aplikacion Izraelit nga kompania Cellebrite DI LTD.

Në procesin e përgjimit dhe spiunazhit është përdorur edhe një aplikacion serb i njohur si “Novy Spy” që të dhënat e vjedhura nga celularët i ka transferuar më pa në një server të kontrolluar nga Qeveria.

Në raportin e Saj Amnesty International shkruan se ka marrë dëshmi nga gazetarë dhe aktivistë që kanv treguar se kishin parë shenja të dyshimta në celularët e tyre menjëherë pasi ishin intervistuar në polici për ngjarje të caktuara.

Produktet e kompanize Izraelite Cellebrite përdoren gjerësisht nga forcat e zbatimit të ligjit, përfshirë FBI-në, për të zhbllokuar telefonat inteligjentë dhe për t’i hetuar ato për gjetjen e provave te ndryshme .

Shefi i marketingut ne kompanine Cellebrite, tha se kompania e tij po hetonte akuzat e bere nga Amnesty International . Shefi i Marketingut ne KOmpanine Izraelite deklaroi se nese akuzat jane te verteta, atehere Beogradi ka thyer kontraten e lincenses per perdoruesit dhe mund te perballet me ndalim te ketoj softweari spiunazhi.

Një nga aktivistët e përmendur nga Amnesty në raport tha se kishte vënë re që kontaktet në telefonin e tij ishin eksportuar menjëherë pas një takimi qe kishte pasur me zyrtar te Inteligjences Serbe. Beogradi zyrtar kishte marre softuerin Izraelit per pergjim si nje ndihme nga Bashkimi Europian per te luftuar krimin dhe per te permbushur kushtet per anetaresim ne Unionin 27 anetaresh.

Kjo paketë, e financuar nga qeveria norvegjeze dhe e administruar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve , iu ofrua Ministrisë së Brendshme të Serbisë nga viti 2017 deri në 2021 për ta ndihmuar Serbinë në luftën kundër krimit të organizuar, thuhet në raporin e Amnisty International.

Qeveria norvegjeze e ndaloi përkohësisht dërgimin e pajisjeve të Cellebrite në Serbi në vitin 2018 pasi pati shqetesime mbi perdorimin e ketij aplikacioni. Pas raportit te Amnesty International Zevendes Ministrja e Jashtme Norvegeze ka deklaruar se te dhenat jane alarmante dhe te papranueshme dhe se do te bisedojne menjehere me autoiitetet Serbe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!