Vuçiç pas bisedimeve me “Pesëshen” në Beograd: Takim i vështirë, besoj do të gjejmë zgjidhje për daljen nga kriza

schedule17:01 - 21 Tetor, 2023

schedule 17:01 - 21 Tetor, 2023

Pesëshja e emisarëve perëndimorë pas përfundimit të takimit me Albin Kurtin në Kosovë, ka zhvilluar edhe një takim me presidentit e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Në përfundim të këtij takimi, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka thënë se ky takim ishte shumë i vështirë.

“Takim i vështirë me “Pesëshen”. Besoj se në periudhën e ardhshme do të gjejmë rrugëdalje nga kriza. Pres takime të rëndësishme ne Bruksel në ditët në vijim”, ka thënë presidenti serb, përmes një reagimi në “Instagram”.

Kujtojmë se “Pesëshja” e udhëhequr nga Lajçak, pjesë e së cilës ishin Escobar, Plotner, Bone dhe Cattaneo gjatë paradites kanë qëndruar në Prishtinë ku edhe u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilit i kanë propozuar edhe një plan të ri për dialogun Kosovë-Serbi./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!