Vuçiç para Berlinit: Nuk presim ndonjë gjë të re

schedule19:59 - 18 Prill, 2019

schedule 19:59 - 18 Prill, 2019

Në prag të samitit të Berlinit, presidenti serb Aleksandar Vuçiç është shprehur skeptik se në këtë event mund të arrihet ndonjë risi në marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Vuçiç ka paralajmëruar se Serbia nuk do të pranojë asgjë që vjen në formë të imponuar dhe jo përmes kompromisit.

Presidenti serb Alleksandar Vuçiç, duket se do të niset në takimin e Ballkanit në Berlin me idenë që nuk do të ndodh asgjë e re. Por, para kësaj si për balancë do të takohet në Kinë me krerët e këtij shteti dhe me presidentin rus Vlladimir Putin. Në kryeqytetin serb duke pritur një grup nga Kosova që kanë arritur në këmbë për mitingun e paralajmëruar të tij, ka thënë se edhe shqiptarët edhe ndërkombëtarët duhet ta dinë se pa kompromis mund ta harrojnë zgjidhjen për Kosovën. Serbia nuk firmos më asgjë.

Alleksandar Vuçiç, president i Serbisë:“Serbia shkon në Berlin për të biseduar për gjithçka dhe që të nxjerrim qëndrimet tona të qarta. Ne kemi besim tek presidenti francez dhe kancelarja Merkel dhe besojmë se ata do ta kuptojnë se çfarë po ndodh në rajon dhe do të japin një shtytje të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe jo mundësi që njerëzit e papërgjegjshëm të fitojnë hapësirë”.

Ai ka thënë se shpreson që shteti serb nuk do të jetë I detyruar të marrë masa reciproke ndaj Kosovës, por nëse nuk hiqet taksa shqyrtimi do të jetë serioz. Serbia nuk ka nevojë që Kosova ta njeh si shtet.

Alleksandar Vuçiç, president i Serbisë“Ulatimatumeve nga Prishtina dhe veprimet e kundraligjshme nuk mund të tolerohen nga Serbia pafundësisht. Këtë do t’ua them edhe Merkel dhe Makron. Shqiptarët duhet ta dinë se nuk do të kenë asgjë pa marrëveshje me Serbinë. Nuk mund ta detyrojnë Serbinë të gjunjëzohet, përveç nëse Haradinaj arrin të më rrëzojë nga pushteti siç kishte premtuar”.

Vuçiç ka alarmuar megjithatë që presioni për njohjen e pavarësisë do të shtohet. Njohja reciproke si në letrën e presidentit, Donald Trump, është ritheksuar edhe nga ambasadori amerikan në Serbi./abcnews.al