Vuçiç: Nuk frikësohem nga ushtria e Kosovës, por nga mospërfillja e serbëve

schedule14:25 - 22 Maj, 2018

schedule 14:25 - 22 Maj, 2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka komentuar përsëri çështjen e themelimit të Ushtrisë së Kosovës. Ai është shprehur i shqetësuar me përpjekjet që po bëhen nga politikanët në Kosovë, që kjo çështje të procedohet vetëm me Ligj, pa vota të serbëve, e pa ndryshime kushtetuese.

Unë jam i shqetësuar me gjithçka që bëjnë ata. Natyrisht, nuk jemi të frikësuar”, nënvizoi Vuçiç duke I bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të sillet me seriozitet dhe përgjegjësi.

Ndërkohë, më tej ai ka ritheksuar se rruga e vetme e Serbisë është integrimi në BE. Megjithatë e konsideroi me shumë rëndësi edhe ruajtjen dhe promovimin e miqësive me aleatët tradicionalë, si Rusia e Kina. abcnews.al