Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vuçiç: NIS-i i ka tri mundësi për të shpëtuar, përmend 15 janarin si afatin e fundit

schedule17:50 - 9 Dhjetor, 2025

schedule 17:50 - 9 Dhjetor, 2025

Presidenti Aleksandar Vuçiç tha të martën se ka tri mundësi për zgjidhjen e çështjes së Industrisë së Naftës të Serbisë (NIS), e cila është nën sanksione të SHBA-së për shkak të pronësisë së saj ruse.

Presidenti serb tha se mundësia e parë është që amerikanët t’i japin një licencë NIS-it ose t’i heqin sanksionet kundër kompanive ruse, “gjë që është e pamundur”.

Ndërsa, sipas tij, mundësia e dytë është se “ka më shumë të ngjarë që rusët t’ia shesin aksionet e tyre një kompanie tjetër. Shpresoj se do ta bëjnë këtë. Dhe, e treta, dhe shpresoj se kjo nuk do të ndodhë, që ne do të duhet të veprojmë si shtet”.

Presidenti serb tha se çështja e NIS-it duhet të zgjidhet brenda një afati prej 37 ditësh, apo deri më 15 janar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!