Vuçiç në Mitrovicë: Nuk do e njohim pavaresinë e Kosovës

schedule15:38 - 9 Shtator, 2018

schedule 15:38 - 9 Shtator, 2018

Në fjalimin e tij para serbëve në veri të Mitrovicës, presidenti Aleksandër Vuçiç u shpreh dhe njëherë se nuk do e njohë pavarësinë e Kosovës dhe se do ruante atë që mundej. Kreu i shtetit serb u premtoi atyre mbështetje të plotë ngë Beogradi.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë i drejtua serbëve në veri të Mitrovicës, me anë të një fjalimi. Fillimisht ai u kërkoi falje banorëve të Banjës që nuk i takoi por premtoi se do e bënte shumë shpejt. Ai tha se ka guxim të luftojë për popullin e vet për një të ardhme më të mirë.

“Do të bëj gjithçka. Le të më quajnë tradhtar. Dy gjëra nuk do t’i bëj, nuk do ta gënjej popullin tim dhe nuk do të punoj kundër shtetit tim. Ju them se ata që e thonë se unë duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës deri në fund të vitit, ju garantoj se kjo është gënjeshtër”.

Më tej ai shprehu shqetësimin e tij për numrin e vogël të lindjeve.

“Nuk po lindim sa duhet, po vdesim shumë. Po i braktisim trojet. Nuk do t’ju premtoj municion dhe armatim, por ju premtoj që municionin dhe armatimin nuk do ta përdor askush. Këtë po e them që të keni shkolla dhe të rrisni fëmijë e të jetoni këtu në Kosovë”.

Ndërsa për sa i përket ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë ai theksoi se nuk është e vërtetë.

“Kur ju thonë se dua t’i ndryshoj kufijtë nuk është e vërtetë. Dua të ruaj gjithçka që është e mundur në Kosovë, pasi situatën nuk e kemi njësoj si para 30 viteve”.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç se Serbia po bëhet çdo ditë e më e madhe dhe këtë për shkak se nuk është në konflikt me askënd dhe gëzon mbështetjen e gjithë botës.

“Sot, kemi më shumë se kurrë mbështetjen e botës. Faleminderit miqve tanë nga Rusia të cilët politikisht ishin me ne kur nuk ishte askush tjetër. Dhe kjo është arsyeja pse ne mund të zgjedhim të ardhmen tonë dhe të themi se nuk duam të hyjmë në NATO sepse duam të mbajmë neutralitetin tanë ushtarak”.

Presidenti serb u prit nga qytetarë serbë në Mitrovicë dhe u shoqërua nga forca të shumta sigurie./abcnews.al