Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka marrë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit.
Teksa falënderoi mjekët për punënë e bërë Vuçiç u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
Sipas mediave vendase, kreu i qeverisë serbe ka marrë dozën përforcuese të vaksinës kineze “Sinopharm”.
Serbia ishte vendi i parë evropian që miratoi dhe filloi të përdorë vaksinat Sinopharm dhe Sputnik V.