Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka hedhur sërish akuza ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Vuçiç është shprehur se Kurti nuk pranon të zbatojë asnjë marrëveshje, ndryshe ka Serbia që sipas tij është e përkushtuar të mbajë premtimet e dhëna.
Megjithatë Vuçiç shprehet i vendosur se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe se nuk do ta njohë dhe as do të pranojë ndonjë dokument që synon të detyrojë që të mbështesë anëtarësim e Kosovës në Kombet e Bashkuara.
“Po e përsëris, Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, Serbia nuk do të pranojë asnjë dokument që e detyron të mbështesë dhe të ndihmojë të ashtuquajturën Kosovë në anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara”, ka theksuar më tej Vuçiç.
/abcnews.al/