Takimi Kosovë-Serbi në SHBA që ishte parashikuar të zhvillohej me dy shtator, është shtyrë me dy ditë.
Bisedimet në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, ka shumë gjasa të zhvillohen më 3 dhe 4 shtator për shkak të mundësisë që në to të merr pjesë edhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç në një intervistë të dhënë për mediat në serbi është shprehur se takimi është shtyrë në datat 3-4 shtator pasi pjesë e tij pritet të jetë edhe presidenti i SHBA Trump, gjatë një interviste për mediat serbe teksa ka konfirmuar raportimin për shtyrjen disa ditore të bisedimeve.
Vuçiç ndër të tjera tha se shqiptarët nuk janë aspak të interesuar për ekonominë, por po mendojnë që të zgjidhet statusi i tyre.
“Nëse ata na kërkojnë njohje në këmbim të integrimit Euro-Atlantik, ne do t’u themi, jo faleminderit, le të bëjmë diçka më serioze. Presidenti Trump ka një politikë më të mirë ndaj Serbisë sesa njerëzit e administratave të mëparshme. Richard Grenell gjithashtu ka ide të mira. Gjithçka që është negociuar në dhjetë vitet e kaluara, jo për njohje, por për normalizim, u kryen nën kujdesin e Brukselit”, shtoi presidenti serb.
Ndër të tjera ai është shprehur se po përpiqen që të mos zemërojmë askënd dhe do të ishte e papërgjegjshme dhe e dëmshme të refuzojmë një ftesë në Shtëpinë e Bardhë ose Bruksel./abcnews.al