Vuçiç: Kosova nuk do të lejojë organizimin e referendumit

schedule21:06 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 21:06 - 14 Dhjetor, 2021

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë se ka marrë informacione joformale se referendumi i 16 janarit nuk do të lejohet të mbahet në territorin e Kosovës. Në një mbledhje të qeverisë, Vuçiç ka thënë se po i vijnë gjithnjë e më shumë probleme nga Kosova.

“Na kanë thënë joformalisht se nuk do të na lejojnë të mbajmë referendum për territorin e Kosovës”, tha Vuçiç për votimin që do të mbahet më 16 janar në Serbi lidhur me ndryshimet kushtetuese sa i përket gjyqësorit, shkruan B92.

Vuçiç po ashtu tha edhe disa fjalë sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, duke thënë se shqiptarët nuk duan të bisedojnë për asnjë temë apo marrëveshje të mëparshme, përfshirë atë për personat e zhdukur. “Nuk kemi asnjë perspektivë për të vazhduar dialogun me Prishtinën”, tha ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!