Vucic: Kosova në OKB vetëm përmes marrëveshjes me Serbinë

schedule12:11 - 5 Dhjetor, 2017

schedule 12:11 - 5 Dhjetor, 2017

Kosova nuk ka asnjë mundësi anëtarësimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, pa një marrëveshje me Serbinë. Ka qenë kjo deklarata më e fundit  e presidentit serb Aleksandër Vucic, I cili shtoi se janë shumë kushtet për t’u përmbushur nga Prishtina.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u shpreh se nuk ka asnjë shans që Kosova të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara pa një marrëveshje me Beogradin. Ai shtoi se Kosova nuk mund të ketë një vend në OKB në kushte të tillë të polarizimit politik. Vuçiç theksoi se Serbia duhet të përfitojë dicka nga kjo marrëveshje në vend që të mos marrë asgjë dhe të turpërohet. Në një intervistë për mediat në vend, kreu I shtetit serb shtoi se do të ketë më shumë detaje për këtë temë në mars ose prill të vitit të ardhshëm. Ai gjithashtu tha se nuk do të pranonte asnjë lloj presioni dhe as justifikimin se një gjë e tillë është në interesin e Nato-s, deri në momentin që nuk do të jetë në interest ë Serbisë.

Duke premtuar se Serbia do të anëtarësohet me të drejta të plota në Bashkimin Europian në 2023-shin, ai u shpreh optimist se do të zgjidhen marrëdhëniet me Prishtinën deri atëherë. Edhe pse nga ana tjetër Beogradi nuk ka asnjë dëshirë për kompromis me Kosovën, Vucic tha se do të shihet qartë se cfarë fiton dhe cfarë humb Serbia në këtë mes. Presidenti serb theksoi se do të bënte më të mirën për vendin dhe nëse kjo do i kushtonte karrierën politike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!