Vuçiç konferencë të jashtëzakonshme pas dështimit të dialogut në Bruksel

schedule18:12 - 7 Shtator, 2018

schedule 18:12 - 7 Shtator, 2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do t’i drejtohet publikut sonte, në orën 21:00, në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit. Fjalimi i tij është i hapur për të gjitha mediat. Presidenti serb pritet që në këtë paraqitje publike ta bëjë të ditur vendimin nëse do të vizitojë ose jo Kosovën gjatë fundjavës. Gjithashtu do të flasë edhe për dështimin e dialogut për normalizimin e mardhënieve me Prishtinën që zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federika Mogerini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!