“Vuçiç ka qenë në dijeni të sulmit”, Duriq: Ky është vetëm fillimi, ka edhe grupe të tjera

schedule16:19 - 26 Shtator, 2023

schedule 16:19 - 26 Shtator, 2023

I ftuar në “Ballkan Update” për të folur për sulmin ndaj policisë në veri të Kosovës, teksa jemi pak ditë pas ngjarjes, ka qenë Visar Duriq nga Insajder, i cili fillimisht është shprehur se Vuçiç ka qenë në dijeni të këtij sulmi dhe këtë e konfirmoi vetë ai gjatë konferencës, teksa operacioni në Kosovë po zhvillohej dhe ai zbuloi detaje që ende nuk diheshin.

Po ashtu edhe shfaqja e Radojçiç si lider i grupit e konfirmon akoma edhe më tepër.

“Ajo që dimë deri më tani, në konferencën që pati Vuçiç ai konfirmoi se qëndron pas këtij sulmi. Sepse përderisa sulmi vazhdonte dhe nuk kishte shumë informacione nga policia, Vuçiç nxori informacione që nuk diheshin.

Deri tani shfaqja e Radojçic si lider brenda grupit e konfirmon edhe më shumë faktin që ka qenë një organizim i Serbisë.

Ajo çka dihet deri më tani është se në fakt grupi nuk ka pasur qëllim atë që ndodhi të dielën, mund të kenë pasur qëllim vendosjen e barrikadave, por  ajo që ndodhi në mëngjes më pas, bëri që të mos kishte me kthim prapa” tha ai.

Sa i përket qëndrimeve të ndryshme nëse ky ishte fundi apo i fillimi i këtyre ngjarjeve, Duriq tha se ky është vetëm fillimi, pasi në Kosovë janë disa grupe të tilla.

Ai shtoi se nëse ndërkombëtarët nuk ia bëjnë më dije Vuçiçit përfshirjen në grupin terrorist, këto grupe do të shtohen akoma edhe më tepër.

“Nuk mendoj aspak që është fundi i kësaj historie, sepse ky ka qenë vetëm një prej grupeve kriminale që Serbia ka në Kosovë. Ajo që konfirmohet është se Serbia po përdor kishat për strehim të grupeve kriminale.

Mendoj që nëse ndërkombëtarët nuk ia bëjnë me dije përfshirjen e tij në grupin terrorist, atëherë grupet do të shtohen” përfundoi Duriq./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!