Vuçiç i prerë: Nuk firmos asnjë dokument ku pranohet njohja e Kosovës, pikë!

schedule09:58 - 4 Shtator, 2020

schedule 09:58 - 4 Shtator, 2020

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se ka refuzuar pikën për njohje reciproke mes Serbisë dhe Kosovës.

Ai dbeson se ajo nuk do të përfshihet në dokumentin që quhet “normalizim ekonomik”.

Lideri serb ka insistuar se gjatë bisedimeve duhet të ofrohet një “letër e mirë, përndryshe nuk do ta nënshkruaj.

Vuçiç ka treguar se si amerikanët kanë hapur dokumentin ku thotë se është kërkuar njohja.

“Le ta dinë njerëzit si funksionon kjo, pala amerikane na e ndau dokumentin që nuk e ka parë asnjëra palë, ose pala jonë nuk e ka pa me siguri, ishte një “non paper” si i thonë, dhe atë dokument s’mund ta merrni me vete, sepse e ka numrin, e as ta fotografoni e as diçka tjetër”, ka thënë Vuçiç.

Presidenti serb nënvizon se  nuk do të firmosë asnjë dokument ku pranohet njohja e pavarësisë së Kosovës.

“Nuk është diçka e re, por kemi hasur në mirëkuptim. Bëhet fjalë për një shtet që ka njohur pavarësinë e Kosovës, për ne ka qenë diçka formale por jo e befasishme. Nuk është hera e parë që unë reagoj kështu sepse ka ndodhur njësoj edhe në Evropë. Njerëzve në Serbi ju them me siguri: Në asnjë formë nuk e nënshkruaj asnjë dokument ku pranohet njohja e pavarësisë së Kosovës, pikë”, u shpreh ai.

Dhe na erdhi radha të prononcohemi për atë dokument. Ishte dokument shumë i vështirë, që fliste për njohjen reciproke”, ka thënë Vuçiç, duke theksuar se më vonë amerikanët e larguan këtë dokument. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!