Vuçiç i drejtohet serbëve: Kemi vetëm dy zgjidhje me Kosovën

schedule12:35 - 7 Gusht, 2018

schedule 12:35 - 7 Gusht, 2018

Në një konferencë për shtyp presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u shpreh se në lidhje me Kosovën ka vetëm dy zgjidhje, vendimet e njëanshme dhe pritja e momentit të duhur për të zgjidhur një herë mirë situatën në veri të Mitrovicës.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç iu drejtua popullit të tij me anë të një konference për shtyp në lidhje me negociatat mbi statusin e Kosovës dhe çështje të tjera që lidhen me Serbinë dhe rajonin. Ndër të tjera ai tha se gjatë mandatit të tij do të merret me çështjet më urgjente, vendimtare dhe më të rëndësishme për të ardhmen e Serbisë.

Vuçiç theksoi se, shqiptarët në Kosovë duke pasur mbështetjen e Bashkimit Europian, ose në mungesë të kundërshtimit nga ana e Brukselit, nuk kanë përmbushur detyrimin e vetëm, atë të krijimit të asosacionit të komunave serbe në veri të Mitrovicës.

“Ne u përpoqëm në çdo kohë të bëjmë më të mirën për njerëzit tanë, dhe të humbasim sa më pak të jetë e mundur. Marrëveshja e Brukselit thotë qartë se asosacioni i komunave serbe është ai që propozon komandantin e policisë për Veriun, nga të cilët Prishtina duhet të zgjedh një nga katër të propozuar “- tha Vuçiç.

Më tej ai sqaroi se nëse Serbia do të ndërmerrte hapa të njëanshëm, do të reagonte dhe Prishtina duke hyrë në veri pa pëlqimin e serbëve për të marrë në dorë institucione, që për serbët atje janë shumë të rëndësishme. Dhe kjo është arsyeja që për momentin, sipas tij, ngjarjet po ndiqen me kujdes në pritje të momentit që do të përputhet me interesat serbe, për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe për të mos rrezikuar sigurinë e popullit serb. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!