Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se gjithçka që është nënshkruar në dialogun Prishtinë-Beograd duhet të zbatohet.
Vuçiç u shpreh se kur është fjala për Asociacionin, janë nënshkruar katër marrëveshje – plani i zbatimit, parimet, menaxhmenti dhe Marrëveshja e Parë, shkruan N1.
“Ne tashmë kemi nënshkruar gjithçka dhe sigurisht është nënshkruar nga përfaqësuesit e BE-së dhe duhet të zbatohet. Dhe ky nuk është qëllimi përfundimtar. Qëllimi përfundimtar është që serbët dhe shqiptarët të jetojnë së bashku, të jetojnë shumë më mirë dhe të respektojnë njëri-tjetrin, pa armiqësi”, theksoi ai.
I pyetur nga gazetarët nëse po përgatitet për një raund të ri bisedimesh me përfaqësuesit e Kosovës dhe cilat janë “vijat e kuqe” , Vuçiç nënvizoi se nuk flet shpesh për vijat e kuqe.
Sipas tij, sepse nëse flitet shumë për këtë, atëherë. nuk ka negociata reale./abcnews.al