Presidenti Aleksander Vuçiç këtë të premte është takuar me ambasadoren e Nigerisë, Eniola Olaitan Ajaji, të cilën e ka falenderuar për mosnjohjen e Kosovës.
Ndër të tjera në këtë takim kreu i shtetit serb është shprehur se pret që ambasada e Nigerisë të rihapet në Beograd.
“Ne presim që ambasada nigeriane të rihapet në kryeqytetin tonë, që ne të mund të kemi kontakte më të shpeshta me qëllimin për të shfrytëzuar mundësitë e mëdha për bashkëpunim”, ka thënë Vuçiç./abcnews.al