Vuçiç e pranon: Rruga jonë drejt anëtarësimit në BE varet nga Kosova

schedule15:59 - 25 Prill, 2018

schedule 15:59 - 25 Prill, 2018

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç njoftoi qytetarët se rruga e vendit drejt anëtarësimit në BE varet kryesisht nga qëndrimi i Beogradit për Kosovën. Gjithashtu ai ripërsëriti dhe njëherë se nuk ka zhvilluar negociata të fshehta për shkëmbim territori.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë një conference për shtyp në Nish, ka folur për aspirat e vendit drejt integrimit në BE. Kreu i Shtetit ka pranuar publikisht se raporti me Kosovën është çështje kryesore që përcakton të ardhmen europiane të vendit.

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë: “Para nesh është një udhëtim i gjatë për anëtarësimin e plotë në BE, por kjo varet mbi të gjitha nga qëndrimi jonë ndaj Kosovës. Kurse pjesa tjetër shërben vetëm si presion shtesë. Kjo do të ndikojë të ardhmen tonë dhe kjo nuk do të thotë se ne duhet t’I japim gjithçka, sepse pak ka mbetur, por kjo do të thotë se ne duhet të gjejmë një zgjidhje racionale dhe se çështjaduhet të zgjidhet përfundimisht”.

Më tej ai shprehu dëshirën që Serbia të jetë vendi i parë në Ballkan që anëtarësohet në BE. Më tej ai ka komentuar edhe disa raportime të mediave të Beogradit. Në konferencë, Vuçiç i cilësoi shpifje lajmet se është takuar me Soros në SHBA dhe se ai fshehurazi ka negociuar për shkëmbimin e territoreve në Veri të Mitrovicës për ulësen e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Në fund, presidenti serb tha se të gjitha deklaratat që janë bërë nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, si ajo e fundit që formimi i Asociacionit të Komunave Serbe dhe ulsja në OKB për Kosovën “janë pjesë e të njëjtës paketë”, vetëm konfirmojnë se Prishtina nuk ka ndërmend për të përmbushur detyrimet e saj sipas Marrëveshjes së Brukselit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!