“Vuçiç e Kurti po përdorin tensionet”, Ahmeti: Propozimi i Ramës i mirëpritur

schedule18:12 - 21 Qershor, 2023

schedule 18:12 - 21 Qershor, 2023

Shpend Ahmeti, ish-kryetari i komunës së Prishtinës ka qenë i ftuar në “Newsline” ku ndër të tjera foli edhe për deklaratën e Escobar, i cili tha se në Rajon ka liderë që mbijetojnë  nëpërmjet krizave.

Ai tha se Escobari e ka pasur për Kurtin dhe Vuçiçin, duke theksuar se presidenti i Serbisë është duke u përballur me protesta si kurrë më parë, mirëpo situata në veri po e favorizon atë.

Besoj se e ka pasur edhe për Kurtin dhe Vuçiçin. Mos ta harrojmë që Vuçiç po përballet me protesta si kurrë më parë.

Në krahun tjetër ai del çdo ditë e flet për Kosovën dhe cënimin e qytetarëve serbë. Ne po e ndihmojë tanimë atë me krizën në veri.

Pritet që që Vuçiç të shpallë lëvizjen e tij të re, por ekziston edhe një rrezik që serbët e veriut ta shpallin Asociacion në mënyrë të njëanshme” tha Ahmeti.

Në lidhje me propozimin e Shqipërisë, Ahmeti tha se ai i mirëpret edhe pse një pjesë e popullatës në Kosovë e sheh të dëmshme.

Unë e mirëpres edhe pse një pjesë e mirë e popullatës këtu e shohin të dëmshme. Ka një mosbesim ndaj Ramës dhe lidhet me marrëdhëniet që ka me Vuçiç dhe një tensioni mes Ramës dhe Kurtit edhe kur ky i fundit nuk ka qenë kryeministër i Kosovës.

Unë mendoj që Rama ka bërë, pasi mendoj se të vetmet draftet të Asociacionit që kanë në Bruksel ka qenë ai i Lajcak që unë  e konsideroj të dëmshëm dhe kemi propozimin e grupit menaxhues që janë serbë deputetë, deri më tani nuk kemi një draft nga Kosovë përpos vizionit të Kurtit.

Këtu asnjë nuk e ka lexuar, por të gjithë e shajnë. Ky ndoshta ka qenë gabimi i Ramës që nuk e ka publikuar” u shpreh ish-kryetari i Komunës së Prishtinës.r.t/abcnews.al