Paralajmëron luftë? Vuçiç: Plumbat na duhen për vete. Populli serb u shtyp në veri, do kërkojmë seancë urgjente në KS

schedule13:08 - 6 Korrik, 2023

schedule 13:08 - 6 Korrik, 2023

Serbia do të kërkojë një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për shkak të situatës në Kosovë. Kështu deklaroi presidenti serb Aleksander Vucic, teksa sqaroi se fillimisht ai dëshiron të takohet me sekretarin e përgjithshëm të Natos, Jens Stoltenberg.

Sipas kreut të shtetit serb, situata është emergjente pasi autoritetet në Prishtinë po kryejnë një aksion persekutimi dhe spastrimi etnik të serbeve.

“Në Kosovë po kryhet një aksion i pogromit, persekutimit dhe spastrimit etnik të serbëve, i cili është mirë i organizuar dhe i mbështetur nga një pjesë e komunitetit ndërkombëtar. Ne duam të veprojmë në përputhje me Rezolutën 1244 dhe në përputhje me normat e së drejtës publike ndërkombëtare. Duke pasur parasysh se jeta e serbëve në Kosovë po kërcenohet, ne do të kërkojmë një seancë urgjente e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Por fillimisht do të kërkojë një bisedë urgjente me kreun e NATO-s, Jens Stoltenberg, për të treguar situatën.”

 Vuçiç tha se nuk i shkon mendja të nisë një luftë kundër NATO-s, por dëshiron të marrë të gjitha masat për të mbrojtur popullin e tij. Kreu i shtetit serb ka njoftuar se javën e ardhshme me shumë mundësi do të ndalojë të gjitha eksportet e municioneve.

“Serbia nuk po përgatitet për asnjë luftë, por është e gatshme të shpëtojë jetën e njerëzve të saj. Po shqyrtojmë mundësinë e nënshkrimit të një vendimi për ndalimin e eksportit të mëtejshëm të municionit nga Serbia, si dhe të çdo arme sepse interesi jetik kombëtar i Serbisë është i kërcënuar.”

Vuçic tha, po ashtu, se Serbia do ta shqyrtojë kërkesën e Listës Serbe, për shpalljen e njësive speciale të Policisë së Kosovës organizatë terroriste. Presidenti serb njoftoi se vendimet do të merren në mënyrë të të përgjegjshme, dhe brenda 14 ditëve do të informohen edhe ndërkombëtarët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!