Vuçiç do të flasë për Kosovën në takimin e shtatorit me Putin

schedule14:41 - 9 Gusht, 2018

schedule 14:41 - 9 Gusht, 2018

Sipas mediave serbe në takimin e 15 shtatorit në Moskë me presidentin rus Putin, kreu i shtetit Aleksandër Vuçiç do të flasë për Kosovën. Ndërkohë bëhet e ditur se në nëntor të këtij viti Putin do të vizitojë Beogradin.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të udhëtojë në 15 shtator në Moskë ku do të takohet me homologun rus Putin.

Mediat serbe konfirmojnë se në këtë takim kreu i Shtetit serb do të flasë kryesisht për çështjen e Kosovës. Ndërkohë bëhet e ditur se nën nëntor do të jetë Putin ai që do të vizitojë Beogradin.

Një vizitë që konfirmohet dhe nga deklarata e ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiç i cili më parë është shprehur se kreu i Kremlinit do të vizitonte Serbinë në vjeshtë. Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov në një intervistë për mediat serbe u shpreh se niveli i besueshmërisë dhe intensiteti i kontakteve mes Moskës dhe Beogradit është në një nivel shumë të kënaqshëm. Daçiç ka qenë zyrtari i fundit serb që ka vizituar Moskën. Në 28 qershor ai u takua me zëvendës kryeministrin rus dhe bashkë presidentin e komitetit të përzier ruso – serb për tregtinë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!