Vuçiç: Brenda prillit publikohet qëndrimi zyrtar për Kosovën

schedule11:59 - 20 Shkurt, 2018

schedule 11:59 - 20 Shkurt, 2018

Në një intervistë për mediat serbe, presidenti Aleksandër Vucic theksoi se Brenda muajit prill do të bëhet publik dhe qëndrimi zyrtar i Beogradit për sa i përket cështjes së Kosovës. Kreu i shtetit serb ka folur dhe për atë që u bisedua në takimin me ministrin e jashtëm gjerman Sigmar Gabriel.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka folur për takimin e tij me ministrin e jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, gjatë një interviste për televizionin vendas Happy tv. Vuçiç pranoi se mes tij dhe Gabriel ka qëndrime të ndryshme, por biseda mes tyre ishte e hapur

“Ai më tha, nuk ka më bisedime dhe çdo gjë rrotullohet rreth territorit të Kosovës – Kosova është e pavarur. Unë i thashë në rregull. Por ju mund të flisnit për Kosovën dhjetë vjet më parë dhe tashmë nuk mundeni? E kuptoj se për cfarë po më pyesni dhe se si mund të ndihen srebët – më tha ai.”

Vuçiç shtoi se ministri i jashtëm gjerman mbështet pavarësinë e Kosovës dhe nuk e fshehu këtë. Presidenti serb pranoi se në të kaluarën kishte grisur shumë letra të zyrtarëve perëndimorë të shqetësuar për pavarësinë e Kosovës.

“Kur vinin lertra të tilla, që fillonin me frazën – mos u zemëroni por ja çfarë sugjerojmë – unë i kam grisur të gjitha. A e dini sa të tilla kam grisur?”

Presidenti serb tha se do të fliste për propozimin rreth një zgjidhjeje për Kosovën në fund të muajit mars, ose maksimumi në prill.

“Do e bëj publike, sepse nuk jam frikacak. Do kem kurajon të tregoj propozimin por ai nuk do të jetë: Të dashur shqiptarë po ju japim cdo gjë – do të jetë një kompromis. Nëse ata nuk do duan të flasin atëherë do të kemi një konflikt të ngrirë.”

Ai shtoi se shqiptarët refuzojnë çdo kompromis, sepse dëshirojnë Shqipërinë e Madhe.

“Serbia nuk do një serbi të madhe por do të ruajë identitetin e serbëve. Ne kemi nevojë që serbët të jenë të sigurtë, dhe të ruajnë mbiemrat e tyre. Shpresoj që bota ta kuptojë se serbët nuk mund të humbasin gjithçka ndërkohë që shqiptarët fitojnë gjithçka”.

Presidenti i Serbisë iu referua me deklaratën e fundit shqetësimit të ministrit të jashtë Sigmar Gabriel kur Vizitoi Beogradin dhe Prishtinën fundjavën e kaluar, dhe ku me shumë kujdes zgjodhi fjalët për të folur rreth pritshmërive të Gjermanisë për sa i përket çështjes së Kosovës./abcnews.al