Presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic deklaroi se pavarësisht interpretimeve Bashkimi Europian pret që Beogradi të njohë pavarësinë e Kosovës dhe nëse kjo nuk ndodh Serbia nuk mund të bëhet pjesë e BE.
Bashkimi Europian nuk do të lejojë që Serbia të bëhet një anëtar me të drejta ta plota pa një dokument – detyrues në fund të procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën.
I cituar nga agjaencia serbe e lajmeve Tanjug Vucic shtoi se mesazhi i Brukselit është i qartë: Beogradi duhet të normalizojë situatë, dh epavarësisht interpretimeve kjo është ajo që Bashkimi Europian pret prej vendit. Kreu i shtetit serb theksoi se në asnjë vend nuk shkruhet që Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës, por kjo lexohet qartë ndër rreshta dhe kjo është e vërteta.
Vucic u shpreh se ishte i kënaqur nga takimet e së mërkurës në Bruksel, ku gjatë ditës do të ndodhet kryeministrja serbe Ana Brnabic dhe shtoi se takime të tilla janë të rëndësishme. Kjo pasi vendi ka probleme të mëdha për të zgjidhur dhe nuk do të mund të bëhet anëtar i Bashkimit Europian pa një ndryshim drastik të qëndrimit ndaj Kosovës./abcnews.al