Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka akuzuar Perëndimin se po “hesht” sa i përket ngjarjeve në Kosovë, duke iu referuar mbylljes së institucioneve dhe objekteve në veriun e Kosovës, që funksionojnë sipas sistemit serb.
Në një intervistë për televizionin publik të Serbisë, Vuçiç tha se zhvillimet e fundit dhe incidentet e fundit në Kosovë tregojnë se këto janë “veprime të organizuara” nga Prishtina, me ndihmën e “heshtjes kumbuese” të komunitetit ndërkombëtar, të udhëhequr nga shtetet perëndimore.
“Ata po heshtin sepse shpresojnë që në heshtje, populli serb do të dëbohet nga tokat e tyre shekullore në Kosovë. Në të njëjtën kohë, kjo po shkakton ankth te disa aktorë politikë në Perëndim dhe Lindje, që është një nervozë shtesë për [kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, dhe këtë, në kuptimin politik, duhet ta shfrytëzojmë”, tha ai.