Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç këtë të mërkurë ka deklaruar se takimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel është një mundësi për të dëgjuar se si Serbia i përjeton ngjarjet në Kosovë regjimin e Albin Kurti me qëllim të mbrojtjes së serbëve në provincën jugore serbe.
Në një intervistë për mediat serbe ai është shprehur se takimi Vuçiç me Stoltenberg është i rëndësishëm sepse NATO është faktor kyç për çështjen e sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Metohisë.
“Presidenti i Republikës ka pasur një sërë takimesh dhe marrëdhënie të mira me Stoltenberg, dhe ky takim është një mundësi për të dëgjuar edhe palën serbe, pra faktografinë se si Serbia i kupton dhe i përjeton ngjarjet në Kosovë, vazhdimësinë e terrorit dhe frikësimit të serbëve, regjimit që Kurti e zbaton me këmbëngulje”, ka përfunduar ai./abcnews.al