Vuajtjet dhe sakrifica e yllit të Osasunës: Punoja si murator për të kuruar vajzën

schedule11:49 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 11:49 - 3 Dhjetor, 2019

Një prind bën gjithçka për fëmijët e tij, sidomos kur këta të fundit po vuajnë. Ezequiel Avila njihet nga të gjithë si Chimy, është 25 vjeç dhe aktivizohet me Osasunën në La Ligën spanjolle. Lojtari ofensiv nga Argjentina po zhvillon një sezon shumë të mirë, ka shënuar 5 gola dhe është një nga idhujt e tifozerisë.

E kaluara nuk ka qenë aspak e thjeshtë për të dhe sot mund të mos ishte një futbollist profesionist. Sëmundja e vajzës së vogël e detyroi të sakrifikonte shumë. Avila rrëfen gjithçka në një prononcim për Omnisport, aty ku flet edhe mbi tundimin për t’iu futur rrugës së krimit.

Gjatë moshës 18-20 vjeçare futbolli nuk ishte prioriteti im. Vajza ime ishte e sëmurë dhe qëndronte e shtrirë në një klinikë speciale. Bëja 30 km me biçikletë çdo ditë për t’i marrë një kafe ose një biletë autobusi për gruan time.

Kam punuar si murator për të kuruar vajzën. Ekzistonte mundësia të bija në tundim dhe t’i futesha rrugës së krimit. Për fat erdhi San Lorenzo dhe më ofruan një kontratë. Të gjitha dyshimet në kokën time morën fund“, përfundon Ezequiel Avila. /abcnews.al