Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Klinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:17 në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”, raporton KosovaPress.
Sipas raportimeve, njëri humbi jetën menjëherë në vendngjarje ndërsa personi tjetër u dërgua në spital, por pa mundur të mbijetojë.
Motivet e kësaj ngjarjeje ende nuk dihen ndërkohë që një person është vënë në pranga./abcnews.al