Një kolonel i shërbimit të inteligjencës të Ukrainës (SBU) është gjetur i vdekur në zyrën e tij në Kiev. Ai u gjet me një plagë me armë zjarri në kokë.
“Rrethanat e vdekjes së punonjësit të SBU-së po hetohen si pjesë e një hetimi penal të kryer nga hetuesit e policisë të Ukrainës, njoftoi SBU.
“Shërbimi do të ofrojë të gjithë ndihmën e nevojshme për policinë për kryerjen e një hetimi të plotë, objektiv dhe të paanshëm”, thanë ata.
SBU shprehu ngushëllimet e saj për familjen dhe miqtë e kolonelit të ndjerë.
Ndryshe luftimet e ashpra po vazhdojnë mes ukrainasve dhe rusëve, ndërsa të dyja palët çdo ditë raportojnë për të vrarë dhe të plagosur.
/abcnews.al