Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vritet në Ukrainë gazetari francez

schedule21:22 - 3 Tetor, 2025

schedule 21:22 - 3 Tetor, 2025

Gazetari francez Antoni Lallican është vrarë nga një dron në Ukrainë. Lajmin e bëjnë të ditur Federatat Ndërkombëtare dhe Europiane të Gazetarëve (IFJ-EFJ), të cilat shprehin ngushëllimet e tyre për familjen dhe të afërmit e Lallican.

Federatat kanë deklaruar gjithashtu se “dënojnë këtë krim lufte dhe kërkojnë nga autoritetet të nisin një hetim për identifikimin e përgjegjësve”. Ky është rasti i parë në Ukrainë ku një gazetar humb jetën nga një dron.

Ngjarja ndodhi të premten në mëngjes, rreth orës 09:20, ora lokale. Në të njëjtin sulm, një gazetar ukrainas, Heorgiy Ivanchenko, mbeti i plagosur. Të dy gazetarët mbanin pajisje mbrojtëse dhe jelekë anti-plumb me mbishkrimin “Press”.



Lallican, banues në Paris, ishte në Donbass për agjencinë e fotogazetarisë Hans Lucas, me seli në Carcassonne. Punimet e tij janë publikuar në shumë media ndërkombëtare, përfshirë Le Monde, Le Figaro, Libération, Mediapart, Der Spiegel, Zeit dhe Die Welt.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!