Vrasja brutale e një gruaje shtatzënë në Brazil, e cila u gjet e vdekur, me organet gjenitale të gjymtuara dhe me barkun e hapur, është pjesë e një “rituali makabër” sipas policisë.
Ohana Karolin, një 24-vjeçare nënë e katër fëmijëve tashmë nga provinca Mogi Guacu në Sao Paulo, ishte shtatë muajshe shtatzënë kur u vra tmerrësisht të mërkurën.
Kalimtarët e kanë parë trupin e saj të gjymtuar në një zonë ku ka shumë kisha të besimeve të ndryshme dhe kanë lajmëruar policinë. Nëna e re kishte veshur vetëm një bluzë kur u gjet e pajetë, ndërsa oficerët e policisë gjetën pantofla, pantallona të shkurtra dhe disa monedha pranë trupit të saj të gjymtuar.
Sipas vlerësimeve të policisë, gruaja është sakrifikuar në kuadër të një “rituali makabër”. Ish-bashkëshorti i 24-vjeçares Ohana dhe babai i fëmijëve të saj iu kërkua të identifikonte trupin, ndërkohë që po hetohet skenari më pak i mundshëm që një nga partnerët e saj të ishte pas krimit të tmerrshëm.
Seven-months pregnant mother found dead with her womb cut out in ‘macabre ritual’ https://t.co/IqTAXZcmXq
— Daily Mail Online (@MailOnline) September 26, 2022
Sipas dëshmisë së një miku të saj në një faqe lokale, ajo u takua me një bandë të ashpër dhe prej atëherë ai ishte distancuar prej saj.
“Ajo ishte një person shumë i mirë dhe të gjithë e pëlqenin”, tha ai.
Një tjetër mikeshë e nënës 24-vjeçare pohoi se e kishte parë atë në një makinë të zezë rreth mesnatës së natës fatale të vrasjes së saj, ndërsa të njëjtën gjë pohojnë edhe dëshmitarë të tjerë.
Në Portalin dos Lagos, ku u bë zbulimi i tmerrshëm i trupit të Ohanës, banorët shpesh mbajnë shërbime dhe vigjilje në natyrë, ndaj policia spekulon se dikush mund të ketë parë diçka që do t’i ndihmojë ata të zgjidhin krimin. /abcnews.al