Vritet në Gjermani Walter Luebcke, politikani i cili ndihmonte emigrantët

schedule12:45 - 4 Qershor, 2019

schedule 12:45 - 4 Qershor, 2019

Politikani 65 vjeçar nga radhët e CDU-së, Valter Luebke është vrarë me një plumb në kokë, në verandën e shtëpisë së tij. Hetuesit gjermanë konfirmuan për mediat, se pista kryesore e hetimit është ajo e vrasjes për arsye politike, pasi ai njihej si një mbështetës i politikave për mikpritjen e emigrantëve në vend.

Eshtë vrarë Valter Luebke, politikani i CDU-së, i cili gjatë krizës së emigrantëve në vitin 2015 u rreshtua në mbrojtje të pritjes së refugjatëve në vend, duke u përplasur me lëvizjen e së djathtës Pegida. Lajmi është konfirmuar nga hetuesit të cilët po përpiqen të zbulojnë dinamikën e vrasjes. Politikani është vrarë me një armë të kalibrit të vogël, dhe sipas BILD, hetuesit përjashtojnë mundësinë e vetëvrasjes.

Arsyeja e krimit është politike. Administrator vendor i CDU-së për distriktin e Kasel, Valter Luebke, ishte i njohur për impenjimin e tij kristian në mbështetje të emigrantëve dhe ishte armik i ekstremit të djathtë. 65 vjeçari u gjet i vrarë në verandën e shtëpisë së tij në Volfhagen, pak pas mesnate, me një plumb në kokë. Sipas hetuesve ai është qëlluar nga afër, ndërsa arma nuk është gjendur ende.

Luebke kishte drejtuar për 10 vjet departamentin rajonal të Kasel. Një herë gjatë një mbledhje të këshillit bashkiak për të diskutuar për qendrat e pritjes për emigrantët, ai u ndërpre disa herë nga mbështetës të Pegida. Por ai kishte deklaruar se ata që nuk ndanin të njëjtat vlera kristiane me të, mund të largoheshin nga vendi në çdo moment. Për shkak të këtyre deklaratave ai kishte marrë kërcënime me vdekje anonime./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!