Video/Vritet Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit të PS

schedule16:31 - 9 Dhjetor, 2017

schedule 16:31 - 9 Dhjetor, 2017

Nga një atentat mafioz mbeti i vdekur Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Policia e Lezhës e gjeti të pajetë rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në makinën e tij teksa po shkonte në banesë. Autorët dyshohet se kanë qenë dy persona.

 Me 14 plumba kallashnikovi u ekzekutua pranë shtëpisë Aleksandër Ndoka, vëllai i ish deputetit socialist Arben Ndokës.

Policia e Lezhës njoftoi se 48 vjeçari u gjet i pajetë në orën  04:25 në mjetin  tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE .

Viktima po shkonte në banesën e tij që ndodhet në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë.

Atentatorët mendohet se kanë qenë dy, por ende nuk ka asnjë të dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit po hetojnë për zbardhjen e plotë të vrasjes.

Për kapjen e autorëve janë ngritur  pika kontrolli në hyrje dhe ne dalje te qytetit si dhe po bëhet këqyrja e zonës për të gjetur prova rreth krimit.

Në ndihmë të policisë së Lezhës kanë shkuar edhe dy grupe të FNSH së Shkodrës.

Në komisariat u shoqëruan për t’u marrë në pyetje edhe familjarët dhe të afërmit e viktimës.  Kujtojmë se djali i viktimës Samuel Ndoka u ndalua kohë më parë si i dyshuar për një plagosje të ndodhur në Shëngjin.

Aleksandër Ndoka ishte i martuar dhe babai i katër fëmijëve.

Mësohet se para dy muajsh Ndoka ishte emëruar kryetar i IKMT në Shkodër.

Ndërsa që prej vitit 2015 ai ishte anëtar i Këshillit Bashkiak në Lezhë dhe njëkohësisht merrej edhe me një biznes privat.

Më herë ka punuar si jurist në hipotekën e Lezhës./abcnews.al

 

 

https://youtu.be/YzCb_jsELYI

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!