Vritet me armë zjarri i riu

schedule16:26 - 2 Tetor, 2019

schedule 16:26 - 2 Tetor, 2019

Një 34-vjeçar u gjet i vrarë me armë zjarri në fshatin Zallë Xhuxhë të Mirditës. Viktima dyshohet se është ekzekutuar për motive hakmarrje pasi vëllai i tij ka kryer një vrasje në Durrës në Shkurt të këtij viti.

Pasditen e së mërkurës Policia e Lezhës njoftoi për 34-vjeçar që ishte gjetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Zallë Xhuxhë në Mirditë. Fare pranë Rrugës së Kombit ndodhej trupi i pajetë i Eri Zefit.

Njollat e gjakut janë ende aty. Ende nuk dihet nëse ekzekutimi është kryer dikut tjetër dhe më pas 34-vjeçari është hedhur në kanal apo është vrarë me armë zjarri këtu në anë të rrugës. Mësohet se Zefi ishte me banim në Kurbin.

Policia lokale ushtroi kontrolle në zonë për të kapur vrasësin, por ende nuk kanë rënë në gjurmët e autorit. Ndue Zefi, vëllai i viktimës ndodhet në burg pasi ka vrarë një 45-vjeçar në Durrës në shkurt të këtij viti.

Ky dyshohet të jetë edhe shkaku i ekzekutimit të 34-vjeçarit, për motive hakmarrje./ABC News Albania 24/7