Një komandant i Hezbollahut është vrarë në një sulm izraelit në një makinë në zonën Tire të Libanit jugor. Lajmi është bërë i ditur nga kanali televiziv saudit Al-Hadth. Thuhet se shënjestër e sulmeve të ushtrisë izraelite është bërë Muhammad Ahmed Ayoub.
Ndonëse ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për armëpushim, Izraeli dhe Hamasi nuk kanë arritur në dakordësi. /abcnews.al