Një gazetar pakistanez është vrarë në makinën e tij në qytetin lindor, Lahore, sipas një deklarate të policisë. Dy të armatosur kanë qëlluar në drejtim të makinës së Husnain Shahu, para se të largoheshin nga skena e sulmit, sipas një zyrtari të policisë, Safdar Raza Kazmi, duke shtuar se autoritetet janë duke hetuar se kush e ka vrarë gazetarin.
Pas vrasjes, gazetarët e zemëruar kanë marshuar në Lahore, duke dënuar sulmin dhe kanë kërkuar arrestimin e vrasësve. Sindikata Federale e Gazetarëve të Pakistanit ka shpallur protestë mbarëkombëtare.
Shefi i ministrave në Punxhabi, Usman Buzdar, ka dënuar sulmin dhe ka kërkuar hetime të mëtejshme.
/abcnews.al