Është vrarë në frontin e luftës, aktori dhe prezantuesi i TV Pasha Lee, në Ukrainë. Aktori ukrainas la punën e tij për t’ju bashkuar ushtrisë pasi Rusia vendosi të nis një sulm për ta pushtuar.
Sipas mediave të huaja raportohet se aktori ka gjetur vdekjen si pasojë e bombardimeve ruse. 33-vjeçari kishte një javë që ishte regjistruar në Forcat e Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës. Ai ka gjetur vdekjen në veriperëndim të Kievit.
Lexoni KËTU të gjitha zhvillimet e sotme mbi luftën në Ukrainë
Lee, në Instagram shihet se në një foto të fundit, është i veshur me rroba ushtarake. /abcnews.al/