Dy vellezër të moshës madhore janë vrarë me armë zjarri të enjten në një fshat të Malishevës. Autori i dyshuar i kishte qëlluar ata me armë zjarri të enjten pak para mesditës në fshatin Golluboc të Malishevës, në pjesën qendrore të Kosovës, tha Elezi.
Ata janë dërguar më pas në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin e afërt, Kijevë, ku mjekët konstatuan vdekjen e tyre.
“Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Elezi.
Ndërkohë, drejtori i policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, tha për mediat lokale se dorasi i dyshuar është dhëndri i viktimave.
Ai shtoi se motivet e vrasjes së dyfishtë besohet se kanë të bëjnë me “një fjalosje mes tyre”. Vrasja e tyre vjen pak muaj pasi në pjesë të ndryshme të vendit ndodhën pesë vrasje vetëm në muajin gusht.
Njohësit e çështjeve të sigurisë kanë bërë thirrje disa herë që shteti të bëjë më shumë për konfiskimit të armëve të jashtëligjshme, pasi argumentojnë se ato mund të gjenden lehtë në tregun e zi.
Ata, po ashtu, kërkojnë rritjen e operacioneve policore, për të ulur numrin e incidenteve të armatosura.

