Vriten 10 civilë pas sulmeve ruse në Donetsk, mes tyre 2 fëmijë

schedule21:42 - 18 Maj, 2022

schedule 21:42 - 18 Maj, 2022

Të paktën 10 civilë ukrainas, duke përfshirë dy fëmijë,  njëri prej tyre vetëm 2 vjeç, janë vrarë nga forcat ruse në rajonin lindor të Donetsk sot, tha guvernatori rajonal Pavlo Kirilenko në një mesazh në internet.

Kirilenko, i cili nuk dha detaje, tha se shtatë persona të tjerë ishin plagosur.

Sulmi ndodhi të martën, por viktimat u zbuluan vetëm sot mes inerteve të ndërtesave të shkatërruara.

Mes të plagosurve janë 3 të mitur nga mosha 9 deri në 17 vjeç./abcnews.al/